Policia në Cyrih arreston dy kosovarë, u gjen në veturë mjete për thyerje dhe gjëra të vjedhura

Policia në Cyrih arreston dy kosovarë, u gjen në veturë mjete për thyerje dhe gjëra të vjedhura

Kronika August 27, 2025 - 15:08

Gjatë një kontrolli rutinë të trafikut, Policia Kantonale e Cyrihut ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në Regensdorf të martën vonë në mbrëmjen e 26 gushtit 2025.

Gjatë kontrollit oficerët policorë zviceran kishin kryer një kontroll të thellë të veturës për shkak të shkeljes së dukshme të rregullave të trafikut nga këta dy persona.

Policia jo vetëm që ka sekuestruar mjete tipike për vjedhjet me thyerje, por edhe mallra të vjedhura nga një vjedhjet e mëparshme.

Image

Dy të dyshuarit janë nga Kosova dhe janë përkatësisht 35 dhe 28 vjeç, transmeton express.

Ata u arrestuan pas kontrollit dhe do të dërgohen në prokurorinë përkatëse pas marrjes në pyetje nga policia.