Shkrumb e hi, publikohen fotografitë e veturave të djegura në Hajvali [foto]

Shkrumb e hi, publikohen fotografitë e veturave të djegura në Hajvali [foto]

Kronika August 27, 2025 - 14:53

Një zjarr ka përfshirë një deponi makinash në Hajvali të Prishtinës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi, shkruan Zeri.info.

Image

Në bazë të pamjeve të publikuara, shihet se shumë vetura janë bërë shkrumb e hi.

Image

Sipas njoftimit, dëmet janë të konsiderueshme, përderisa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Image

Edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, ka bërë të ditur për “Zërin” se janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Zjarr në një deponi makinash në Hajvali

Zjarri ka përfshirë një deponi makinash, ku ekipet emergjente të kryeqytetit, së bashku me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të mirë mes ekipeve në terren, flakët janë lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e zjarrit në zonat përreth. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa banorët pranë zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjen në afërsi për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të mbetjeve të djegura.