Përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, mbetet në burg 23-vjeçari

Përplasi për vdekje dy motrat në Sarandë, mbetet në burg 23-vjeçari

Kronika August 27, 2025 - 13:51

Tri ditë pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat, Rozina dhe Ela Dhimaku dhe ngeli e plagosur rëndë Antonela Zhupa, gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë për drejtuesin e mjetit “Audi”, 23-vjeçarin Kevin Nora.

Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi, raporton a2cnn.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e të dielës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

Sipas Policisë, Nora, banues në Fier, ngiste makinën e tij, tip Audi, në gjendje të dehur.

Për këtë arsye ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.