
Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet prishtinasi
Kronika
August 27, 2025 - 10:36
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi kishte sulmuar katër zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, të cilët më pas ishin dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 00:55, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri