
Gjendet i vdekur një person në veri
Kronika
August 27, 2025 - 10:29
Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:25, në Mitrovicën e Veriut, raporton Zeri.info.
“Mitrovicë veri / 26.08.2025 – 14:25. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri