Policia në Prizren gjen municion, sekuestron 59 fishekë të AK-47
Foto: Laura Hasani

Policia në Prizren gjen municion, sekuestron 59 fishekë të AK-47

Kronika August 27, 2025 - 10:25

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi municioni, në afërsi të kufirit.

Sipas njoftimit të PK-së, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:15 në Prizren, raporton Zeri.info.

“Prizren / 26.08.2025 – 10:15. Raportohet se nga njësia patrulluese e kufirit janë gjetur në afërsi të kufirit 59 fishekë të armës automatike AK 47 që janë sekuestruar nga njësia e forenzikes. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri