Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë - Pejë, vdes një person
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrokulliset vetura në rrugën Prishtinë - Pejë, vdes një person

Kronika August 27, 2025 - 10:16

Një person ka vdekur në orët e para të ditës së sotme si pasojë e një vetaksidenti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për “Zërin”, se aksidenti ka ndodhur në fshatin Korroticë.

“Meë datën 27.08.2025, rreth orës 02:08, në rrugën nacionale Prishtinë - Pejë në fshatin Korroticë është shkaktuar aksident trafiku. I përfshirë ne aksident ka qenë automjeti; ‘Toyota Corolla’ me targa vendore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi gjatë lëvizjes shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majte te rrugës”, ka treguar Hoxha.

Ai ka thënë se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, përderisa ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, të cilët kanë marrë personin e lënduar dhe e ka transportuar për trajtim mjekësor, por më vonë mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore për të hetuar shkaqet e tjera të aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë mbetet të dërgohet në obduksion”, tha Hoxha. /Zëri