
Gjendet i vdekur një person në veri
Kronika
August 26, 2025 - 15:28
Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut.
Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri, i cili tha se shkaqet ende nuk dihen.
“Rreth orës 14:30 policia është njoftuar për një trup të pajetë që ka ndodhet në një banesë në afërsi të qendrës së paraburgimit në Mitrovicë - veri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty gjendet trupi i pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe i njohur për Policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani.