Parandalohet kontrabandë e cigareve në vlerë prej rreth 80 mijë eurove

Parandalohet kontrabandë e cigareve në vlerë prej rreth 80 mijë eurove

Kronika August 26, 2025 - 15:00

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet policore të Departamentit të Kufirit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Image

“Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VW Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Image

Policia bën të ditur se vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 mijë copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë (80 000) eurove.

Image

“Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës”, thekson Policia. /Zëri

Image

Image

Image