
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të gjetur të dyshuarin për vjedhje në Podujevë
Kronika
August 26, 2025 - 10:22
Policia e Kosovës ka publikuar disa fotografi të një të dyshuari për vjedhje në Podujevë.
Policia, përmes njoftimit zyrtar, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të siguruar më shumë informata në identifikimin e këtij personi, raporton Zeri.info.
“Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri