Policia e Malit të Zi zbulon plantacionin më të madh të marijuanës  me mbi 13 mijë fidanë

Policia e Malit të Zi zbulon plantacionin më të madh të marijuanës me mbi 13 mijë fidanë

Kronika August 25, 2025 - 23:26

Policia malazeze ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës të regjistruar ndonjëherë në vend, me rreth 13,100 fidanë, në zonën e Tërnovos pranë Tivarit.

Plantacioni u zbulua dhe u asgjësua në kuadër të operacionit kompleks të koduar “Trnovo”, ku u arrestuan dy persona të dyshuar, një 40-vjeçar nga Zeta dhe një 65-vjeçar nga Tivari.

Sipas njoftimit për media, plantacioni ishte i pajisur me sisteme moderne ujitjeje, kultivimi dhe sigurie, çka dëshmonte një nivel të lartë organizimi.

Policia theksoi gjithashtu se janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e mëtejshme të marijuanës raporton RTCG përcjell Dukagjini.