
Policia jep detaje për incidentin në “Rrugën A”
Kronika
August 25, 2025 - 12:41
Dy persona janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në Polici, pasi kanë penguar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se të njëjtëve u është shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Sot rreth orës 08:00 dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në ‘Rrugën A’. Në koordinim me prokurorin, të njëjtët janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’”, ka thënë Pllana. /Zëri