
Po kërkohej nga Policia qe më shumë se dy javë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje në Deçan
Kronika
August 25, 2025 - 10:29
Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentim vrasjeje, të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.
Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.
Sipas raportit ditor të Policisë, ai është dërguar në mbajtje.
I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje në tentativë
Deçan, 06.08.2025 - 14:57. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 24.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.