
Vdes 26-vjeçari në Skenderaj, ra nga kati i tetë i një ndërtese
Një 26-vjeçar ka humbur jetën sonte në Skenderaj, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexherije Pllana.
“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.