Një i ri bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skënderaj, dërgohet me urgjencë në QKMF

Një i ri bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skënderaj, dërgohet me urgjencë në QKMF

Kronika August 24, 2025 - 22:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Skenderaj, ku një i ri dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese banesore.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i 8-të i banesës, nga ballkoni.

I riu është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku po i ofrohet ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë për të marrë detaje për rastin, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje.