Vdes gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Artur Zheji

Vdes gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Artur Zheji

Kronika August 23, 2025 - 17:07

Gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji, është ndarë sot nga jeta.

Ai ka humbur jetën në moshën 64-vjeçare. Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Zheji është transportuar me autoambulance drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jete.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.