
Vrasja në Greqi, flet daja i autorit: I bëj thirrje të dorëzohet e të tregojë arsyet
Një krim i rëndë në një familje shqiptare ka ndodhur në Volos të Greqisë ku një 40-vjeçar shqiptar Pandi Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, po shqiptare Mariola Nakoleci, nënë e 4 fëmijëve.
Shqiptari dyshohet se e ka vrarë me një objekt të mprehtë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre.
Në lidhje me këtë krim të rëndë, ka folur sot edhe daja i autorit të vrasjes, Jetnor Lumani. Ai deklaron se nuk ishin në dijeni të ngjarjes, duke i bërë apel dhe nipit të tij, autor të vrasjes, të dorëzohet për krimin e kryer.
“Atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije.
Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për cfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve”, tha daja i autorit.
I pyetur nëse familja kishte probleme të shëndetit mendor, Jetnor Lumani tha se: “Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu në Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”.
Tashmë policia greke ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të autorit. Sipas informacioneve nga mediat vendase, 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. /euronews