
Një shqiptar në Greqi vret gruan e tij
Kronika
August 22, 2025 - 12:34
Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes në Volos të Greqisë, në një familje shqiptarësh.
Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.
Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.
Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.
Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme, por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.
Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët. /tch