Tri viktima gjatë 24 orëve nga aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës

Tri viktima gjatë 24 orëve nga aksidentet e trafikut në rrugët e Kosovës

Kronika August 22, 2025 - 09:20

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve si pasojë e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Fatlum Gashi, 19-vjeçar, Sadik Muslija 23-vjeçar dhe Cen Brahimaj rreth 61 vjeç, janë tri viktimat e aksidenteve, shkruan Zeri.info.

Më poshtë gjeni raportet e plota për tri aksidentet me fatalitet:

Fsh. Llapushnik / Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë / 18.08.2025 – 20:50. Lidhur me rastin raportohet se personi i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK ka vdekur. Rasti është duke u hetuar.

Fsh. Dollc, Klinë / 21.08.2025 - 06:10. Ka ndodhur aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një autobus. Dyshohet se aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit i cili ka shkaktuar aksidentin duke u përplasur me autobusin, dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Lëndime po ashtu kanë pësuar drejtuesi i autobusit dhe katër (4) pasagjerë kosovarë, të cilët janë dërguar për trjatim mjekësor në Spitalin e Pejës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Jabllanic, Gjakovë / 21.08.2025 – 15:52. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar veaksident trafiku dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.