Gjenden eshtra në Klinë, dyshohet se i takojnë një të zhdukuri gjatë luftës
Foto:Ilustrim

Gjenden eshtra në Klinë, dyshohet se i takojnë një të zhdukuri gjatë luftës

Kronika August 22, 2025 - 08:53

Në Klinë janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Policia ka njoftuar se eshtrat janë dërguar në IML për analiza, transmeton Zeri.info.

“Klinë / 1998-1999. Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri