Vdes një person pas vetaksidentit në Pejë

Vdes një person pas vetaksidentit në Pejë

Kronika August 22, 2025 - 08:12

Dita e sotme ka nisur me një viktimë tjetër nga aksidenti në trafik.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka goditur shtyllën e ndriçimit dhe si pasojë ka vdekur shoferi i veturës.

“Sot rreth orës 05:20 Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. /Zëri