Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë-Kosovës

Kronika August 21, 2025 - 22:36

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në fshatin Sllatinë e Madhe të komunës së Fushë-Kosovës.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë përmasat e flakëve që kanë rrezikuar shtëpitë dhe zonën përreth.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për ta lokalizuar zjarrin.