Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për “vjedhje të rëndë”

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për “vjedhje të rëndë”

Kronika August 21, 2025 - 13:12

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente, ndërsa bashkëngjitur me njoftimin policia ka publikuar edhe fotografinë e personit që kërkohet për identifikim.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin 192 apo përmes emailit: [email protected]”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë qytetarët që ofrojnë informacione relevante.

Image

Image

Image