Aksidenti me fatalitet në Dollc të Klinës, Policia tregon se si ndodhi

Aksidenti me fatalitet në Dollc të Klinës, Policia tregon se si ndodhi

Kronika August 21, 2025 - 10:56

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë shoferi i veturës, i cili edhe ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë, dyshohet se deri te ky aksident ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë–Pejë, ku me të arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin për lëvizje nga ana e kundërt dhe godet autobusin në pjesën ballore.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Ju informojmë se me datën 21 gusht 2025, rreth orës 06:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Në këtë aksident ishin të përfshira një autobus dhe një veturë me targa vendore.

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë–Pejë, ku me të arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin për lëvizje nga ana e kundërt dhe godet autobusin në pjesën ballore.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit për shkak të lëndimeve trupore ka ndërruar jetë, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. /Zëri