Prishtinë: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde

Prishtinë: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde

Kronika August 20, 2025 - 20:33

Policia e Kosovës ka arrestuar B.F., (1977) A.F., (1986) të dyshuar për fajde.

Ata janë arrestuar të mërkurën pas zhvillimit të veprimeve hetimore ne bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Policia ka bërë të ditur se B.F është arrestuar në flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici.

“Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu ne emër te kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë ne ndërtim ku viktima është pronar i tyre”, thuhet nga policia.

Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Ndaj dy të dyshuarve B.F., A.F., Prokurori i Shtetit PTH-Prishtinë ka lëshuar aktvendim për ndalim.