Dy gjakovarë po paraqiten rrejshëm si zyrtarë policorë dhe po ua kërkojnë qytetarëve nga 1000 euro
Foto: Laura Hasani

Dy gjakovarë po paraqiten rrejshëm si zyrtarë policorë dhe po ua kërkojnë qytetarëve nga 1000 euro

Kronika August 20, 2025 - 13:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën, në Stacionin Policor në Gjakovë, janë raportuar dy raste të ndara, ku persona të panjohur kanë kontaktuar qytetarë përmes telefonit duke u prezantuar rrejshëm si zyrtarë policorë.

Në të dyja rastet personat e dyshuar kanë kërkuar nga dy viktimat e këtyre rasteve që të paguajnë shumën prej 1000 eurove, me pretekste të ndryshme.

“Në konsultim me prokurorin e Shtetit, janë iniciuar rastet si ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtarë’ dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse policore”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Nëse qytetarët pranojnë telefonata të tilla ose tentativa të ngjashme, menjëherë të lajmërojnë Policinë përmes numrit 192, ose të përdorin aplikacionin ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri