Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje, bëhet thirrje për raportim të rasteve

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje, bëhet thirrje për raportim të rasteve

Kronika August 20, 2025 - 13:28

Në vend ka nisur në fushatë me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo fushatë është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

MPB-ja shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:

TEL: 192;

[email protected];

Aplikacioni “Lajmëro Policinë”;

Në stacionin më të afërt.