Prangoset 24-vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me tetë muaj burgim
Foto: Laura Hasani

Prangoset 24-vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me tetë muaj burgim

Kronika August 20, 2025 - 12:46

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:15, në Bob të Kaçanikut është arrestuar një 24-vjeçar, i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i dënuar me tetë muaj burgim efektiv për “Armëmbajtje pa leje”, raporton Zeri.info.

"K.Ç., pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, është dërguar në vuajtje të dënimit", thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Më datën 19.08.2025, rreth orës 22:15, në fshatin Bob në Kaçanik, njësitet policore, duke u bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar K. Ç., 24 vjeç.

Ai ishte i dënuar me tetë muaj burgim efektiv për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.