Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, një i lënduar

Aksident në rrugën Gjakovë – Prizren, një i lënduar

Kronika August 19, 2025 - 16:52

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.

Lidhur me rastin është deklaruar policia.

Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, raporton klankosova.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.