
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari për tentim vrasjeje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka të bëjë me Betim (Sylë) Ahmetajn, i lindur më 23.02.2000 në Deçan, i cili është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, raporton Zeri.info.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Këtu mund t’i gjeni numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].