Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Kronika August 19, 2025 - 14:08

Ka vdekur 23-vjeçari, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike dje në Gjilan.

Kështu bëhet e ditur nga burimet brenda QKUK-së, raporton klankosova.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror – QKUK. Mirëpo, përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit, ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.