Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti pasi goditet nga një veturë

Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti pasi goditet nga një veturë

Kronika August 19, 2025 - 13:12

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Enver Maloku”, ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë, ku si pasojë motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri