
Muhamet Musliu pranon fajësinë për nxitje të përçarjes ndërfetare përmes narratives së ISIS-it
Kronika
August 19, 2025 - 11:38
Muhamet Musliu e ka pranuar fajësinë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Ai akuzohet se ka nxitur përçarje mes grupeve fetare (duke shpërndarë narrativë ekstremiste si ato të ISIS-it) që jetojnë në Kosovë përmes Facebookut.
Ai ka lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.
Tashmë ka nisur seanca, ku do të shqyrtohet pranimi i fajësisë.
Më 14 gusht Prokuroria Speciale njoftoi për arrestimin e Musliut dhe të A.B., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
