Policia sekuestron 13 armë zjarri në Pejë
Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron 13 armë zjarri në Pejë

Kronika August 19, 2025 - 11:21

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, stacionet policore në kuadër të DRP-Pejë, gjatë javës që shkoi kanë sekuestruar një numër të konsiderueshëm të armëve dhe municionit.

Sipas njoftimit të PK-së, nga data 11.08.2025 - 18.08.2025 janë gjetur dhe sekuestruar tetë armë pistoleta të llojeve të ndryshme, raporton Zeri.info.

“Policia ka sekuestruar një pushkë gjysmautomatike, dy pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, një pistoletë ajrore, dhjetë karikatorë të armeve përkatëse, njëqind e dyzetë e pesë fishekë kalibra të ndryshëm dhe pesëmbëdhjetë gëzhoja", thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste penale për veprat “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri

Image

Image

Image