
Dalin detaje se si u dogjën për së gjalli tre shqiptarë në Greqi, dy të tjerë në spital
Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë ua mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe la të plagosur dy të tjerë.
Sipas autoriteteve greke, një kamion u përplas me dy makina që ndodheshin të ndaluara në një radhë prej 600 metrash.
Pas goditjes, mjetet shpërthyen në flakë, duke shkaktuar karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërin prej automjeteve, shkruan A2 CNN.
Viktimat e aksidentit tragjik janë:
Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë
Klarenc Kaçaj, 61 vjeç, banues në Dhrapetsona, Athinë
Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe
Një nga të plagosurat është Mardalena Kaçaj, 49 vjeçe, e cila ndodhej në sediljen pas drejtuesit të automjetit. Ajo u shpëtua nga kalimtarë të rastit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /A2