
Një grua në Prishtinë dhunohet nga i dashuri i saj
Kronika
August 19, 2025 - 09:12
Një rast i dhunimit ka ndodhur më 12 gusht të këtij viti në Prishtinë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit, një grua është dhunuar nga i dashuri i saj, me të cilin janë në lidhje dashurie.
Bëhet e ditur se viktima është urdhëruar nga prokurori për ekzaminime të nevojshme shëndetësore, përderisa theksohet se rasti është duke u hetuar, por nuk raportohet për të arrestuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunim
Prishtinë, 12.08.2025 – 19:43. Viktima femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dashuri i saj, me të cilin janë në lidhje dashurie. Është njoftuar prokurori dhe ai ka urdhëruar të bëhen ekzaminimet e nevojshme në lidhje me viktimën. Rasti është duke u hetuar. /Zëri