
Dy persona humbin jetën në një aksident në Llapushnik
Kronika
August 18, 2025 - 23:19
Një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, sonte në fshatin Llapushnik, dy persona kanë humbur jetën.
Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka konfirmuar për mediat se dy viktimat janë sjellë në spital pa shenja jete.
“Dy persona janë sjellë pa shenja jete në QKUK. Gjithashtu, një 19-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjekët tanë”, ka bërë të ditur Syla.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet emergjente, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.