
Vdekje misterioze në Istog, vetura qe e dëmtuar dhe gjendet armë pranë viktimës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rakosh të Istogut.
Aty një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informacionin se në rrugën Rakosh-Cerkolez, dyshohet se një person pa shenje jete është në veturë. Njësitet policore dhe njësitet tjera relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Për rastin kanë nisur tashmë hetimet”, deklaroi Gashi.
“Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale”, theksoi ai.
Klankosova.tv mëson se pjesa e prapme e veturës së viktimës ka qenë e dëmtuar.
Po ashtu në afërsi të viktimës është gjetur edhe një armë.