Zhduket 67-vjeçari Beqir Malokaj në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 67-vjeçari Beqir Malokaj në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Kronika August 18, 2025 - 09:53

67-vjeçari Beqir Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog është raportuar i zhdukur që prej 24 orësh.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, syzet e tij janë gjetur në një mal në periferi të Istogut, por nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të tregojë vendndodhjen e tij.

Policia është njoftuar dhe gjatë natës së kaluar ka zhvilluar kërkime së bashku me familjarët e tij.

Kushdo që ka informacion të telefonojë Policinë e Kosovës ose familjen në numrin +383 49 118 844.