Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, 77-vjeçari gjendet i varur në rrethoja metali
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, 77-vjeçari gjendet i varur në rrethoja metali

Kronika August 18, 2025 - 09:50

Një 77-vjeçar me inicialet D.F. është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, i cili ishte i varur në disa rrethoja metali, të cilat shërbenin si rrethojë e një shtëpie.

Policia e Kosovës tha se me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me stafin mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Më datën 18.08.2025, rreth orës 06:30, policia në Zveçan ka pranuar një informacion për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në rrugën ‘Mbreti Petar’ në Zveçan. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se personi me inicialet D.F., 77 vjeç, ishte gjetur i varur në disa rrethoja metali (grila), të cilat shërbenin si rrethojë e një shtëpie. Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Zëri