Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Kronika August 17, 2025 - 22:09

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Dragash – Prizren të dielën pasdite.

Si pasojë e aksidentit rruga është mbyllë përkohësisht.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për teve1.info, se në këtë aksident janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot më datë 17.08.2025, rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren është raportuar një aksident trafiku . Si pasoj e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka njoftuar Bytyqi.