
Ndalohet pasagjeri me 9500 funta të padeklaruara në Aeroport të Prishtinës
Një pasagjer në fluturimin Londër–Prishtinë është kapur nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke tentuar të fusë në Kosovë para të padeklaruara në shumën prej 9,500 funta (11,033 €). Siç njofton Policia e Kosovës, 25% e shumës është konfiskuar sipas procedurave ligjore.
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj pasagjerëve të fluturimit Londër–Prishtinë, në kuadër të planit operativ për parandalimin e kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
“Sipas procedurave standarde të kontrollit kufitar, gjatë kontrollit të një pasagjeri është vërejtur se i njëjti posedonte mjete monetare mbi sasinë e lejuar prej 9,500.00 £ (11,033.00 €), me ç’rast janë ndërmarrë të gjitha veprimet konform autorizimeve ligjore që ka Policia e Kosovës,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas procedurave ligjore, 25% e shumës së padeklaruar është konfiskuar.
Policia njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim si pjesë e masave parandaluese ndaj veprimtarive të jashtëligjshme.