
Digjet një shtëpi që dikur shërbente si shtypshkronjë në Uglar të Zubin-Potokut
Kronika
August 17, 2025 - 14:22
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është përfshirë nga flakët një shtëpi në Uglar të Zubin-Potokut.
Sipas njoftimit, zjarri ka përfshirë një kat shtëpie që më herët kishte shërbyer si shtyp-shkronjë, duke shkaktuar dëme materiale.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar nga rasti.
“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm’”, thuhet në njoftim.