
Arrestohen dy të mitur si të dyshuar për grabitje në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një rast grabitjeje të ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 03:00, ndërsa njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi.
“Si rezultat i angazhimit të menjëhershëm nga Njësia e Stacionit Veriu, është bërë i mundur arrestimi i dy të dyshuarve E.L., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës dhe L.G., mashkull, 17 vjeç, shtetas i Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.