
Arrestohet në Pejë i dyshuari për dhunimin e të miturës nga Maqedonia
Kronika
August 16, 2025 - 09:10
Një rast i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në Pejë.
Një person është arrestuar atje, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër, shtetase të Maqedonisë së Veriut, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Maqedonisë (e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri