Prokuroria e Gjilanit: Mefail Shkodra ka pasur tri raste penale dhe katër aktakuza, djemtë e tij asnjë rast

Prokuroria e Gjilanit: Mefail Shkodra ka pasur tri raste penale dhe katër aktakuza, djemtë e tij asnjë rast

Kronika August 15, 2025 - 10:14

Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan më 10.08.2025, ka pasur pesë raste penale për të cilat Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se i ka ngritur katër aktakuza.

Prokuroria e Gjilanit, në një sqarim, ka thënë se nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP. II. 300/2005, PP. II. 394/2011, PP. II. 1091/2014, PP. I. 154/17 dhe në lëndën PP. II. 913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sipas Prokurorisë, djemtë e tij, Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e trefishtë në Gjilan, nuk kanë pasur asnjë rast penal më parë, transmeton Zeri.info.

“Sa u përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Zëri