Pak minuta pasi ia grabitën çantën me para një personi, arrestohen katër të rinj në Fushë-Kosovë

Pak minuta pasi ia grabitën çantën me para një personi, arrestohen katër të rinj në Fushë-Kosovë

Kronika August 15, 2025 - 09:35

Policia në Fushë-Kosovë sot rreth orës 01:00 pas mesnate ka arrestuar katër persona.

Sipas njoftimit, ata u arrestuan pak minuta pas grabitjes së një çante me para nga viktima mashkull, transmeton Zeri.info.

“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, me vendim prokurorit të Shtetit, personat e dyshuar;
- D.R., mashkull, 21 vjeç;
- E.S., mashkull, 23 vjeç;
- R.B., mashkull, 24 vjeç dhe
- F. Sh., mashkull, 21 vjeç, janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri