
Vidhen para dhe stoli ari në vlerë prej mbi 19 mijë eurove në një shtëpi në Klinë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Klinë.
Në Polici është raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty kishin vjedhur një shumë të parave dhe stoli ari, që kapin vlerën prej 19.100 eurosh, transmeton Zeri.info.
Nuk raportohet për të arrestuar, derisa Policia thotë se hetimet për rastin vazhdojnë.
“Rr. ‘Ali Berisha’, Klinë / 14.08.2025 – NN. Është raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishin vjedhur: para të gatshme 4000 franga zvicerane, 250 funte britanike, 50 kruna norvegjeze, si dhe stoli të ndryshme ari në vlerë rreth 19.100 (nëntëmbëdhjetëmijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri