Mbi 61 vatra zjarri brenda 12 orëve në Kosovë, nëntë ende aktive

Mbi 61 vatra zjarri brenda 12 orëve në Kosovë, nëntë ende aktive

Kronika August 14, 2025 - 21:41

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri në vend.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nëntë vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 52 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikëse, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

AME shton se nga vlerësimet dhe analizat e bëra, situata paraqitet e menaxhueshme, pasi të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet zjarrfikëse janë në terren.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.