
Policia jep detaje për arrestimin e gardianit: Ndihmoi në arratisjen e një serbi në veri
Kronika
August 14, 2025 - 18:59
Sot është arrestuar një zyrtar korrektues N.P. (52), i dyshuar për ndihmë në arratisjen e një personi nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë Veri, më 7 gusht 2025.
Gjatë arrestimit, të njëjtit i është sekuestruar një telefon mobil si provë materiale. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës po vazhdon me veprime të mëtejshme operative për kapjen e personit të arratisur Gjorgje Sava Radomiroviq, i cili ishte i dënuar me 14 vjet e gjysmë burg për veprën vrasje.
Policia apelon te qytetarët që kushdo që ka informacione relevante të lajmërojë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.